Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Partizani e nis mbarë 2019-ën, hipotekon çerekfinalet!

Partizani e nis me një fitore bindëse vitin 2019. Të kuqtë hipotekuan kualifikimin në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë falë suksesit me përmbysje me shifrat e thella 2-4 në stadiumin Redi Maloku të Fushë-Krujës përballë Kastriotit, një sfidë që nisi me 15 minuta vonesë për shkak të mungesës së ambulancës. Me një formacion të ndërthurur mes lojtarëve titullarë dhe atyre të stolit, skuadra e Skënder Gegës nuk e nisi shumë mirë ndeshjen teksa në minutën e 13-të u ndëshkua nga Kastrioti. Një supergol i  ishit Jurgen Vatnikajt me një goditje fluturimthi i dha epërsinë skuadrës së Bledar Devollit.  Me kalimin e minutave terreni u rëndua gjithnjë e më shumë, megjithatë Partizani arriti të përmbyste shifrat brenda pjesës së parë me golat e dy sulmuesve Rubin Hebaj dhe ganezit Mensah. Në pjesën e dytë Partizani realizoi dhe dy herë të tjera fillimisht me Lorenc Trashin dhe më pas me Rubin Hebaj që realizoi golin e dytë personal duke vulosur shifrat në 2-4, pasi në mes të dy golave të skuadrës kryeqytetase qëndronte edhe finalizimi i Shehit për vendasit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...