Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Partizani e Tirana gati për kthesën, Laçi me status favoriti në Fier  

Në Kategorinë Superiore luhen tri sfidat e mbetura të javës së 14-të, të cilat janë programuar për t’u zhvilluar në të njëjtin orar, 13:30. Sigurisht që suksesi i Vllaznisë ndaj Kukësit, në “Elbasan Arena”, si dhe fitorja e Teutës me Bylisin, në “Niko Dovana”, janë një shtysë më shumë për Laçin, Partizanin dhe Tiranën që të kërkojnë me çdo kusht suksesin në sfidat përkatëse, për të mos humbur terren me kryesuesit.

Partizani do të jetë mysafir i Skënderbeut në Korçë, ku do të tentojë të harrojë sa më shpejt shgënjimin e dy ndeshjeve të fundit (humbi me Laçin dhe barazoi me Apoloninë). Rikthehet në qytetin ku bëri histori, duke shkuar deri në fazën e grupeve të Europa League-s, trajneri Ilir Daja, i cili e bëri të qartë edhe në konferencën për shtyp që shkon në qytetin juglindor për të marrë fitoren. Korçarët kanë dhënë shenja mjaft pozitive në dy takimet e fundit, ku kanë marrë 4 nga 6 pikë të mundshme.

Një sfidë mjaft interesante pritet të zhvillohet mes Tiranës dhe Kastriotit, në “Selman Stërmasi”. Në ndeshjen e fazës së parë ekipet ndanë pikët me një barazim 1-1, por bardheblutë këtë radhë janë të dënuar të kërkojnë me çdo kusht suksesin, për të mos lënë pikë të tjera rrugës. Me shumë interes pritet aktivizimi i Taulant Seferit, sulmuesit të Kombëtares Shqiptare, që konsiderohet goditja e madhe e Tiranës në merkaton e dimrit.

Në Fier do të zhvillohet një tjetër takim që mund të prodhojë surpriza, Apolonia – Laçi. Barazimi në sekondat e fundit të shtesës ndaj Partizanit, me shumë se për renditjen, i shërbeu ekipit fierak për të rritur dozën e optimizmit. Megjithatë, përballë formacionit me shumë cilësi të Shpëtim Duros, Apolonia do ta ketë të vështirë, aq më tepër që humbjen më të thellë në këtë sezon i ka shkaktuar pikërisht Laçin, merezultatin 6-1.

Java 14

Kukësi-Vllaznia 0-1

Teuta – Bylis 2-0

Skënderbeu – Partizani       13:30

Tirana – Kastrioti 13:30

Apolonia – Laçi     13:30

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...