Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Partizani e Tirana zgjedhin stadiumin për Europën, njoftohet edhe UEFA

Një tjetër Europian në Shqipëri, FSHF dorëzon zyrtarisht aplikimin
Një tjetër Europian në Shqipëri, FSHF dorëzon zyrtarisht aplikimin

Partizani dhe Tirana do t’i luajnë në stadiumin “Air Albania” ndeshjet e tyre eliminatore në kompeticionet europiane. Dy klubet e kryeqytetit kanë njoftuar edhe UEFA-n në lidhje me vendimin e tyre për të zhvilluar takimet në impiantin më modern dhe me kapacitetin më të madh në vendin tonë.

Partizani peshkoi në short bjellorusët e Bate Borisov, me të cilët do të përballet në eliminatoret e Champions League, në stadiumin “Air Albania” me shumë gjasa më 11 korrik.

Lexo edhe:

Kjo pasi në të njëjtin impiant, dy ditë më vonë, Tirana do të presë gjeorgjianët e Dinamo Batumit, në turin e parë eliminator të Conference League.

Të dy skuadrat do të kenë mundësinë të mbushin shkallët e stadiumit, në mënyrë që të përfitojnë maksimalisht nga mbështetja e tifozëve, për të vijuar sa më gjatë aventurën europiane.

Lajme të tjera

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Featured

Me një letër të hapur të publikuar në faqen zyrtare të klubit, presidenti i Inter-it, Steven Zhang u shkruan tifozëve, duke pranuar vështirësitë financiare...

Serie A

Milani ndan mendjen për trajnerin e ri. Klubi kuqezi duket i vendosur të mbyllë bashkëpunimin me Stefano Piolin në fund të sezonit dhe duket...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....