Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

VIDEO/ Partizani fiton me përmbysje miqësoren e parë, çfarë goli ish-i i Tiranës!

Mura – Partizani 1-2 (Marusco 6’ / Skuka 51’, Hoti 70’)

Partizani bind në miqësoren e parë në tokën sllovene përballë Muras, të cilën e mposhti me përmbysje 1-2. Rikonfirmohet lider i sulmit të kuq Skuka, që shënoi golin e barazimit, sinjal mjaft pozitiv dha edhe Hoti, afrimi i ditëve të fundit, me një gol shumë të bukur fluturimthi.

Vetëm pak ditë pas mbërritjen në Slloveni për fazën përgatitore, skuadra e drejtuar nga Dritan Mehmeti dha një provë të mirë ndaj ekipit slloven, duke shfaqur soliditet në fushë, përtej faktit që pësoi gol që në minutën e tetë.

Mehmeti e nisi këtë test me këtë formacion: Teqja, Belica, Hadros, Sota, Bitri, Marku, Rrapaj, Murataj, Hoti, Skuka dhe Cara. Duket se Engjëll Hoti, i cili vjen nga rivalët bardheblu, nuk ka pasur nevojë për shumë kojë për t’u përshtatur me mekanizmat e ekipit. Gjatë lojës u bënë disa ndërrime për të rifreskuar skuadrën.

Aktivizimi titullar, goli i shënuar, aq më tepër mënyra e bukur e realizimit, sugjerojnë se të kuqtë kanë bërë një goditje të mirëstudiuar. Në testin e dytë miqësor të kuqtë do të jenë të impenjuar ndaj NK Jardran Dekani, më 22 qershor.

 

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...