Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Partizani fundos Lushnjën, Laçi bën mrekullinë ndaj Vllaznisë(Video)

Partizani bën detyrën në Lushnjë, duke fituar 0-3 e duke u afruar ndjeshëm me vendin e 3-të në renditje. Golat e Bathës, Prognit dhe Trashit sjellin rezultatin e 3-të pozitiv radhazi për të kuqtë, që më në fund fillojnë të afrohen me zonat e rëndësishme në klasifikim. Një ndeshje e kontrolluar nga të besuarit e Starovës, pavarësisht se në pjesën e parë kryeqytetasit ishin paksa të ngadaltë në veprime, aq sa deri në minutën e 41-të i vetmi rast për t’u përmendur ishte një goditje e Prognit, që pasi u devijua për pak sa nuk përfundoi në rrjetë. Ndërkohë Lushnja pati një mundësi të mirë në të 37-tën pas harkimit të Maganit, por për fatin e Partizanit Atanda ishte vendosur mbi vijë. Pjesa e parë megjithatë mund të ishte mbyllur me të kuqtë në epërsi, teksa në të 41-tën një dalje e gabuar e Spahos i la portën bosh Prognit, por goditja e këtij të fundit përfundoi në shtyllë dhe më pas jashtë. Pjesa e dytë më në fund shfaqi një Partizan këmbëngulës, me Asanin që rrezikoi që në të 46-tën, por Spaho reagoi mirë, ashtu siç bëri dhe në të 59-tën pas një goditje fluturimthi të Trashit. Gjithsesi, goli nuk vonoi. Pas goditjes së këndit, Batha finalizoi saktë, duke u dhënë epërsinë të kuqve. Goli zhbllokoi dhe lojën e Partizanit, që në të 73-tën dyfishoi me Prognin. Festa e Partizanit nuk kishte përfunduar, pasi në të 82-tën, Trashi ndëshkoi ish-skuadrën e tij, duke vulosur dhe rezultatin përfundimtar 0-3. Kjo ishte fitorja më e thellë e Partizanit në këtë sezon, që më në fund e sheh veten të vrapojë drejt objektivave të rëndësishëm, pas një fillimsezoni të ngadaltë në lojë dhe rezultate.

Laçi nuk mund të quhet më surprizë në Superiore, aq më tepër në transfertë ku nuk pëson humbje prej katër ndeshjes radhazi. Kurbinasit befasuan Vllazninë në “Loro Boriçi”, ku merituan fitoren e 5-të sezonale, duke përbysur rezultatin nga 1-0 në 1-2. Një mundësi e humbur për kuqeblutë që t’i largoheshin më shumë zonës së ftohtë, ndërsa Laçi mbetet në një pozicion më komod në mesin e tabelësme 18 pikë, aq sa ka grumbulluar edhe Partizani.

Vllaznia e nisi shumë mirë ndeshjen, teksa në minutën e 6-të pas një kundërsulmi të shpejtë, Gocaj krosoi në zonë për Hasanin, i cili goditi fluturithi, me topin që shkundi rrjetën.

Kuqeblutë gabojnë në fundit e pjesës së parë, kur Sherri shkakton 11-metërsh ndaj Uzunit. Nga pika e bardhë Reginaldo barazin shifrat 1-1. Gjatë pjesës së dytë Vllania provoi gjithçka për të gjetur golin e fitores, por rrezikoi të kapej në befasi dhe në një rast të tillë në minutat e fundit, pësoi edhe golin e dytë, që mban firmën e Lushkjes, që kishte vetëm pak minuta në lojë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...