Kategoria Superiore

Partizani funksionon më së miri, titulli kampion edhe më pranë

Një fitore aspak e lehtë, por me shumë peshë, për Partizanin që është në krye të klasifikimit, falë atij goli të Jasir Asanit, i cili po shfaqet gjithmonë e më vendimtar në një skuadër që funksionon me shumë komponentë. Vërtet Apolonia rezultoi kockë e fortë, por rezultati mund të kishte qenë shumë më i thellë, me të kuqtë që krijuan një mori rastesh.

Tanimë 5 javë nga fundi, i shikojnë të gjithë nga lart poshtë në klasifikim, objektivi është për ta mbyllur sërish aty, si kampionë dhe shanset janë reale, edhe pse kalendari shumë impenjativ. Duke nisur nga përballja e radhës me Skënderbeun dhe pastaj derbi me Tiranën, që pasohet nga sfidat direkte me Teutën dhe Vllazninë për ta mbyllur në transfertën me Bylisin.

Pavarësisht vështirësisë së kalendarit, optimizmi i këtij Partizani është i natyrshëm, buron nga forca që kanë shprehur, në një kampionat pa padronë, pa një skuadër të shkëputur nga të tjerat, të aftë për të vendosur dominimin, është pikërisht Partizani ekipi që ka disa konture më te theksuara të pretendentes për titull.

Duke nisur nga sulmi më i mirë, 47 gola, me diferencë të shkëputur nga rivalët dhe ajo që është më e bukura, pa varësi për sa i përket individëve. Kjo për faktin se në grupin e Ilir Dajës shënojnë të gjithë.

Natyrisht vena krijuese ka shpërthyer në këto javë të fundit, për Asanin, Çinarin, Stenio Junior, Malën, e të tjerë që po gjejnë formën më të mirë pikërisht atëherë kur duhet, tifozët ëndërrojnë, dhe kanë të drejtë, Ky Partizan është në pole-position për titullin kampion.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency