Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Partizani hap dyert e “Selman Stërmasit” për femrat dhe fëmijët

Partizani ka vendosur të hapë dyert e stadiumit “Selman Stërmasi” për femrat dhe fëmijët e moshës nën 14 vjeç në takimin me Lushnjën që do të zhvillohet të mërkurën.  Në një njoftim për në faqen zyrtare, klubi i kuq sqaron se për këtë kategori hyrja do të jetë falas në tribunat C1, C2, D1, E, F, G1 dhe G2.

Biletat që do të shpërndahen falas do të jenë të personalizuara dhe mund të tërhiqen në pikën e shitjes pranë “Selman Stërmasit” nga ora 09:00 e kësaj të marte.

Ndërkohë çmimet e biletave në tribunat respektive të stadiumit “Selman Stërmasi” do te jenë:

Biletat në tribunat A1, A2 dhe B1, B2 do të kushtojnë 500 Lekë.

Biletat në tribunat C1, C2, D1, E, F, G1, G2, H1 dhe H2 do të kushtojnë 200 Lekë.

Tifozëria kuqe do të ketë në dispozicion tribunat A1, A2, B1, B2, C1, C2, D1, E, F, G1 dhe G2.

Tifozëria mike do të ketë në dispozicion tribunat H1 dhe H2.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...