Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Partizani humb pjesët, Rrapaj transferohet te gjigantët bullgarë

Rrapaj Partizani
Rrapaj Partizani

Arinaldo Rrapaj do të vijojë karrierën e tij në Bullgari tek Ludogorets. Klubi i kuq humbet një tjetër lojtar të rëndësishëm, ndërkohë që në anën tjetër vijon të mbushë arkën, teksa edhe 200 mijë euro të tjera do të shkojnë në arkën e “demave”.

Ludogorets vendosi të paguante klauzolën e futbollistit, i cili ka shkëlqyer me fanellën e Partizanit gjatë një vitit e gjysmë që ishte pjesë e të kuqve.

Fantazisti aktivizua në gjysmën e parë të këtij edicioni në 18 ndeshje duke shënuar dhe 1 gol, ndërsa edicionin e shkuar luajti 32 ndeshje duke e gjetur rrugën e rrjetës dhe në 6 raste. 24-vjeçari në të shkuarën ka qenë pjesë e Flamurtarit ku dhe spikati, për të kaluar 1 sezon më pas tek Skënderbeu e për të vijuar tek Partizani.

Mesfushori është aktivizuar me moshat e Shqipërisë, ndërsa u grumbullua dhe nga skuadra e parë për ndeshjet miqësore me ekipin e parë të Kombëtares ndaj Katarit dhe Arabisë Saudite. Një hap përpara për futbollistin, i cili do provojë që ta përdorë si trampolinë kampionatin bullgar për të avancuar dhe më tej në futbollin europian.

Rrapaj bëhet lojtari i tretë i formacionit që largohet jashtë Shqipërisë gjatë këtij janari, teksa më parë edhe Xhuljano Skuka u largua drejt Francës dhe Eneo Bitri drejt Çekisë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...