Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Partizani humb thellë në miqësore, Lerda debutim zhgënjyes

Humbje e thellë e Partizanit në miqësoren e parë të zhvilluar në Slloveni, ku të kuqtë kanë nisur përgatitjet për pjesëmarrjen në Champions League. Kampionët e freskët të Superiores u shkatërruar 5-1 nga FK Sarajevo (kampione e Bosnjë Hercegovinës), në takimin debutues të trajnerit të ri, Franco Lerda.

Në takimin e zhvilluar në stadiumin “Gornja Radgon”, italiani hodhi në fushë formacionin më të mirë, me ndryshime shumë të vogla nga paraardhësi i tij, Skënder Gega, duke aktivizuar brazilianin Melo në krahun e majtë dhe Bitrin në qendër të mbrojtjes.

Ndeshja nisi me një gol të shpejtë e Sarajevos, i shënuar që në minutën e 7-të nga Tatar. Brenda pjesës së parë kundërshtarët e të kuqve e gjetën edhe tri herë të tjera rrjetën me

Ahmetovic, sërish Tatar dhe Sisic, pak para se skuadrat t’u drejtoheshin dhomave të zhveshjes.

Në pjesën e dytë Lerda hodhi në fushë Mensah, Xhikën, Kodrën, Ferhatin, Koten, Lucas Cardoson, Rexhepin dhe Hakajn. “Demat” ngushtuan shifrat vetëm në minutën e 75-të, me një gol të Mensah, ndërkohë që të pestin për Sarajevon e shënoi Mustafic në minutën e 88-të.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...