Kategoria Superiore

Partizani humbet miqësoren e parë me Kasimpasan

Partizani u mund 1-0 nga Kasimpasa në miqësoren e parë në tokën turke, ku të kuqtë po zhvillojnë fazn përgatitore të janarit. Skuadra e Sulejman Starovës, me shumë ndryshime në organikë krahasuar me ekipi që mbylli 2017-ën vuajti përgjithësisht presionin e kundërshtarit, por nuk ngurroi edhe të kunsërsulmonte rrezikshëm, por pa e gjetur rrjetën.

Një minutë para fundit të miqësores, 15 herë kampionët e Shqipërisë pësuan golin e vetëm të këtij takimi, që u shënua nga Trezeguet, duke dalë të mundur nga ky test. Starova preferoi nga minuta e parë këtë formacion: Hoxha, Kalari, Ibrahimi, Atanda, Kotobelli, Telushi, Trashi, Batha, Progni, Asani dhe Bardhi. Nga prurjet e merkatos së dimrit, nga fillimi e nisi lojën vetëm Telushi. Në pjesën e dytë u aktivizua edhe mbrojtësi Egzon Belica, në vend të Kotobellit. Po kështu, disa minuta iu rezervuan edhe Realdo Filit, që zëvendësoi Asanin.

To Top