Partizani humbet miqësoren përballë Ternanës. Të Kuqtë nuk arritën dot të rrëmbenin një rezultat pozitiv përballë skuadrës italiane të Ternanës, ekip i cili militon në Seria B, duke u munduar me rezultatin 3-1. Në pjesën e parë të sfidës, loja e Partizanit ishte e fokusuar në fazën në difensive. Kur dukej se skuadrat do të drejtoheshin drejt dhomave të zhveshjes me rrjeta të paprekura, në minutën e 41, gjyqtari akordon një 11-metërsh disi të dyshimtë. Nga pika e bardhë e penalltisë, Montalto tregohet i saktë përballë portierit Alban Hoxha.
Fraksioni i dytë i lojës shtang 15 herë kampionët e Shqipërisë, dy gola të shpejtë në vetëm tre minuta. Varone në të 52 dhe në të 55 Ibrahimi me autogol. Golin për e nderit për Partizanin e realizion Milan Basrak minutën e 73. Tekniku Mark Iuliano në këtë miqësore kishte vendosur të bëntë disa ndryshime në formacion. Me sulmin që udhëhiqej nga Xhevahir Sukaj dhe në mbështetje të tij ishin Herrera dhe Trashi. Italiani kishte vendosur që Lorenc Trashin të cilin jemi mësuar ta shohim në qëndër të mesfushës ose në krahun e majtë, këtë herë ai u aktivizua në të djathtë të sulmit. Titullarë në miqësoren përballë Ternanës ishte dhe blerja me e re e të kuqve, La Camara së bashku me hungarezin Adorian. Vila gjithashtu e nisi sfidën që nga minuta e parë.
