Europa League

Partizani i Beogradit 130 mijë Euro shpërblim për fitoren ndaj Skënderbeut

Premio në rast fitoreje për futbollistët dhe stafin teknik nuk ka vendosur vetëm presidenti i Skënderbeut Ardjan Takaj. Korçarët në rast fitoreje ndaj Partizanit të Beogradit do të shpërblehen me 100 mijë Euro ndërsa me barazim në xhepat e futbollistëve dhe stafit teknik do të shkojnë 50 mijë. Por sfida e “Elbasan Arena”, e cila kalon kufijtë sportivë ka një rëndësi edhe për skuadrën serbe. Për të motivuar lojtarët për të tentuar fitoren në ndeshjen e grupit B të Europa League drejtuesit e Partizanit të Beogradit kanë vendosur një shpërblim të majmë prej 130 mijë Euro, një shifër pak më e lartë kjo se ajo e vendosur nga Takaj. Në konferencën për shtyp përpara kësaj sfide trajneri i Partizanit Miroslav Dukic i cili për  Skënderbeun mori disa këshilla nga miku i tij i vjetër trajneri i Kukësit Mladen Milinkovic, deklaroi se serbët kanë ardhur në Shqipëri për të luajtur futboll, duke lënë mënjanë tensionin dhe situatën e nxehtë që mund të krijohet.

“Nuk kemi frikë nga ambienti që mund të krijohet. Kemi ardhur për të luajtur futboll dhe do të jemi 11 kundër 11 për të vendosur lojën. Jemi mësuar të luajmë në ambiente shumë të vështirë dhe nën presion. Luajmë kundër Skënderbeut, një skuadër ofensive por mjaft e fortë edhe në mbrojtje. Nga një skuadër 6 herë kampione e Shqipërisë mund të presësh gjithçka, por ne pretendojmë rezultat pozitiv”.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency