Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Partizani i Dajës i “bukur” me pjesë!

3 ndeshje, 4 pikë. Një start i mirë për një skuadër që nuk pati mundësinë të afronte askënd, “pardon” afroi një element shumë të rëndësishëm, trajnerin Ilir Daja. Partizani i admiruar për 35 minuta në sfidën ndaj Laçit, ishte një ekip me vetë-besim, imponues ndaj një kundërshtari që është trumbetuar si pretendent, nuk lëshoi hapësira dhe krijoi disa raste.

Pjesa e dytë ishte më e mirë për kurbinasit, por më e mirë në zotërimin e topit, sepse rastet sërish i prodhuan “demat” me Solomon, ndërkohë që në mbrojtje kujdesi ishte maksimal nga Bitri e Belica për të neutralizuar golashënuesin më të mirë të sezonit të shkuar, Kyrian Nwabuezen. Se për pak na doli nga mendja, Daja nuk kishte në dispozicion Jasir Asanin, William Cordeiron dhe Bryan Brown-in, 3 lojtarë që nuk janë në vagonin e fundit, por janë në lokomotivën e ekipit nga kryeqyteti.

Nuk jemi në gjëndje të përcaktojmë nëse Partizani është aq i fortë sa të luftojë për titull, në fakt as vetë lojtarët e trajneri i të kuqve nuk e kanë përcaktuar dot në çdo intervistë që kanë dhënë, megjithatë edhe pse me segmenete ky Partizan është tërheqës, më “king” se sa e kishin pikturuar opinionet futbollistike.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...