Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Partizani i papërmbajtshëm, vjen Romero, rinovon edhe Ibrahimi

E enjtja ishte një ditë mjaft intensive për Partizanin e zyrave, teksa brenda pak orësh klubi i kuq ka dhënë 9 njoftime të rëndësishme sa u përket afrimeve të reja, rinovimeve por edhe ndërprerjes së bashkëpunimit me disa lojtarë.

Zyrtarizimi i parë ishte sulmuesi 19-vjeçar, Joseph Ekuban, që vjen i huazuar nga Verona. Ai është vëllai i ish-sulmuesit të Partizanit, Caleb Ekuban, aktualisht pjesë e Trabzonsporit në Turqi.

Pas këtij njoftimi, Partizani zyrtarizoi rinovimin me Egzon Belicën dhe ndarjen me Ardit Hilën. Lajmi i radhës, tejet i rëndësishëm ishte afrimi i sulmuesit Xhamaikan, Brian Brown nga Reno 1868, për të ardhur më pas te firma me portierin Aldo Teqja.

Theofilus Solomon ishte surpriza e radhës e drejtuesit të kuq për tifozët, por nuk 16-herë kampionët në fuqi të Shqipëri nuk do të ndaleshin me kaq.

Në orët e vona të mbrëmjes u zyrtarizua edhe Aristoteles Romero. Mesfushori 23 vjeçar nga Venezuela, i cili është në pronësi të klubit Italian Crotone, mbërrin te kampionët e Shqipërisë me formulën e huazimit për një vit. Romero njëherazi pjesëtar i ekipit përfaqësues të Venezuelës, pritet t’i bashkohet shumë shpejt skuadrës.

Dhe për ta mbyllur ditën plot surpriza, u njoftua në fund ndarja me Lum Rexhepin edhe rinovimi edhe një vit me mbrojtësin Labinot Ibrahimi, i cili është pjesë e Partizanit që nga viti 2013.

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...