Editorial

Partizani i ri!

Nga Gjergji Stefa

Në vitin 1993, hera e fundit që Partizani fitoi titullin kampion, Esat Mala, Jurgen Bardhi dhe Asir Asani ishin ende një projekt, njësoj si ajo çka Partizani që nga janari i shkuar po kërkon të bëjë. Pra, nuk kishin lindur ende. Presidenti Demi sapo ish bindur që mund të shndërrohej në një biznesmen të suksesshëm, ndërsa Olsi Rama ishte një sportadashës që nuk e mendonte se një ditë do ulej në skrivaninë ovale të një klubi futbolli, ca më shumë në krye të saj. Skëndër Gega kishte nisur “një jetë më të mirë” në Gjermani. U largua në 1990-ën për t’u rikthyer me Partizanin në 1995-ën. Të kuqtë luanin kundër Fenerhabces për Kupat e Europës. 0-2 në Turqi 0-4 në Tiranë. Një dëmtim i rëndë dhe Gega thotë mjaft. Ishte hera e fundit që luante me të kuqtë. Disa ditë më vonë merr vendimin më të rëndësishëm të jetës së tij. Trajner. E nis me të rinjtë e Partizanit nga viti 1995 deri në 1999-ën. Më pas Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Pas 23 vitesh ai rikthehet në stolin e kuq, këtë rradhë për të drejtuar ekipin e parë, të mbushur me emra dhe moshë të re, njësoj si Partizani i 1995-ës dhe skuadrat e 19 dhe 21 vjeçarëve të Shqipërisë që ka drejtuar në fillim të kësaj dekade. Asgjë nuk qenka e rastësishme.

Në një dalje modeste, pa shumë publicitet, tërë qetësi por shumë të kthjellët dhe mbi të gjitha me ide të qarta, Olsi Rama, në janar të këtij viti u shfaq në Zona Gol në Supersport dhe pa asnjë ndrrojë shpalosi atë që njerëzit atë moment e quajtën Partizani i Olsit. Do ishte diçka e re, shumica e merakeve të së shkuarës me apo pahir do largoheshin, do ndryshonin emrat drejtues dhe strategjia. Partizani po kalonte një moment afërmendësh pa asnjë logjike financiare dhe sportive. E shkuara e Moxhit nuk u përkthye në një të tashme të suksesshme. Më shumë se 2 milionë euro shpenzime dhe vendi i pestë. Polemika brenda llojit dhe jashtë saj. Duel i hapur me federatën shqiptare të futbollit, akuza dhe pastrime që i ngjasonin llogoreve për një luftë e cila nuk kish asnjë sens. Rama në një kohë rekord bëri atë që tha. Jo vetëm të besuarit e Moxhit por dhe të besuarit e klubit në 4 vite u larguan. Dikujt iu ofrua ikja me kompromis, dikush e kuptoi se kisha ardhur momenti për të ndryshuar ambjent. “Ky cikël duhet të përfundojë, respekt për të gjithë, por Në këto 4 vite nuk u sollën asnjë trofe”. Shpejt e shpejt nga e para. Ulje e buxhetit deri në përgjysmim, përzgjedhje e kujdesshme e lojtarëve, emra të rinj që mund të dhurojnë suksese sportive por dhe investim në tregun e shit-blerjes së futbollistëve. 2-3 lotjarë me përvojë që e dinë çfarë është kampionati, marëdhënie të rindërtuara me insistucionin, gjqytarët, mediat dhe publikun, sjellje e qetë në rrjetet sociale. Stilit amerikan të Olsit i duhej një tjetër mentalitet amerikan në drejtim të ekipit. Skënder Gega. Njeri i familjes, i pakonsumuar në trajnimin e klubeve shqiptare, përvojë me të rinjtë dhe autoritet.

Partizani ka 6 fitore, 1 barazim dhe një humbje. Mund të kish dhe ndonjë pikë më pak por logjika nuk do ndryshonte. Ekipi funkisionon, yjet janë në një moshë të re, premtime jo vetëm sportive, ambjenti është shumë më i qetë, secili do rolin e tij dhe drejtori-staf teknik-lojtar, janë aq të ndarë sa është  nevojshme që në fund të jenë të bashkuar. Njerëzit ndoshta duan Partizanin e emrave të rëndësishëm, që futet në kampionat me petkun e pretendentit, me sensin e protagonizmit dhe me faqet e para të gazetave, por ata kanë vendosur një tjetër model. “Mos fol ti për veten dhe të tjerët, leri të tjerët të flasin për ty”. Hynë në këtë sezon nga dera e pasme dhe dalëngadalë po bëhën zot shtëpie. Kujdes, edhe nëse nuk do jetë viti i titullit është fillimi i mbarë si gjysma e punës e një projekti që nuk duhet të ndalet.Dikush nga këta që luajnë dhe mund të iki duke i dhuruar klubit para, por nëse qënrojnë shumica bashkë me këtë koncept drejtimi dhe me këtë trajner ndoshta për 2-3 vite do bëhen realisht shumë të fortë.

Të vetmin që e ka marrë ndoshta malli për Partizanin e 4 viteve të fundit është presidentin Demi. Në zyrën e tij sistematikisht të mbushur me njerëz direkt në klub ose pranë klubit ka filluar të mbetet gjithnjë e më shumë vetëm. Netët e gjata me debate, diskutime, ndonjë gotë uiski më shumë, puro dhe tavëll nuk ekzistojnë më. Nuk ka më as lojtarë që e kthehnin ndonjë gotë me të, nuk ka më as trajnerë që flinin kur flinte ai. Që Partizani të bëhet më i miri i mundshëm ai duhet t’i kalojë netët vetëm. Nga mashtrimet e Sampaios që “luante” me fotot e Mourinhos, te qetësia dhe suksesi i parë me Duron, debatet dhe netët pa gjumë me Starovën, Moxhin dhe ushtrisë italiane, përgjumieve, telefonatave, mbledhjeve pa fund, lojtarë që ankoheshin ose ishin të paragjykuar tek Olsi dhe Neri. “Këta të futbollit nuk do t’i kuptoj kurrë”, thotë me vete Gazi në zyrën e tij dhe pasi i bie ziles që për 3-4 sekonda shfaq kamarierin i thotë: “Edhe një tjetër, Partizani im më së fundi është vend të parë”.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top