Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Partizani i Starovës mbetet “i vjetri”, shpëtimin te merkatoja  

Trajner i ri, Partizani i vjetër. Në kampin e kuq shpresonin në një fillim të ri me Starovën, por atje, në Lac, minutë pas minute, optimizmi ua la vendin sërish dyshimeve, zhgënjimit, irritimit e pse jo, edhe frikës. Në fund Partizani është larguar me një tjetër humbje, Starova pavarësisht se e njeh skuadrën mirë, nuk paska shkopin magjik dhe grupi nuk është ai i vitit të kaluar. Me një Torasa apo Cetkovic më pak, gjithmonë të aftë të krijonin situata të vështira në zonën kundërshtare, e aq më tepër pa Ekuban, i zoti për të shpikur gola që ndonjëherë mund të shërbenin edhe si makiazh për një paraqitje mesatare, ky Partizan e ka të vështirë të ringrihet. Sukaj nuk është ende 100%, Çani mbetet ende një enigmë e pazgjidhur dhe duket se shpresa e vetme për një ndryshim total kursi është merkatoja e janarit. Partizanit këtë herë do t’i duhet të futet me ndërhyrjet e duhura, por deri atëherë në lojë janë edhe 7 ndeshje, dy të parat me një shkallë vecanërisht të lartë vështirësie, ndaj Kukësit dhe Skënderbeut. Deri në janar, Starovës do t’i duhet të bëjë llogaritë me “brumin” që ka në dispozicion, vendi i 6-të në klasifikim nuk lë marzh tolerance për sa u përket pikëve, dhe janari duket vërtet shumë larg. Deri atëherë Partizanit i duhet të gjejë forcat për të mos humbur më terren, në të kundërt, rrezikon të përfshihet nga një makth i ngjashëm me atë që kaluan rivalët historikë të Tiranës një vit më parë.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...