Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Partizani, java nis me prezantimin e Canit

Edgar Cani që prezantohet këtë të hënë te Partizani, java nis me fishakzjarre në kampin e kuq. Transferimi i sulmuesit mund të konsiderohet pa frikë bomba e kësaj merkatoje verore në kampionatin shqiptar. Afrimi i gjigandit 28-vjecar që ka luajtur edhe 16 ndeshje me Kombëtaren është padyshim se Partizani këtë vit më shumë se kurrë e ka seriozisht dhe pasi i është afruar titullit për një fije në këto dy sezonet e fundit, tanimë kërkon me cdo kusht rikthimin e titullit kampion në shtëpinë e kuqe. Këtë herë të paktën premisat për të arritur suksesin e shumëkërkuar janë të më bindëse, projektimi i skuadrës i është lënë në dorë Luciano Moggit, dikush që nëse i bashkon të gjitha opionionet për të në një pikë, është padyshim ajo se është një ekspert me njohuri, njohje e eksperiencë si pak të tjerë për futbollin, trajneri Mark Iuliano vjen padyshim me një bagazh profesional për tu respektuar, ndërkohë që edhe blerjet e kësaj vere kanë qenë të mirëmenduara dhe të realuizuara me synimin për të bërë diferencën në cilësi.

Përtej emrave të kampionatit tonë si Kotobvelli e Progbi, afrimet e Xhixhua, Milan Basrak, La Kameras, Kristian Adorjan e padyshim mbi të gjitha ajo e Canit të bëjnë të mendosh se ky i këtij viti do të jetë një Partizan ndryshe, i aftë për të tejkaluar atë hendikap që ndoshta në këto vitet e fundit nuk e ka lejuar të presë finishin i parë për pak centimetra. Shumë prej atyre që drejtojnë apo i janë bashkuar projektit Partizani këtë vit, ashtu si klubi i kuq kanë një uri të jashtëzakonshme për të treguar vlerat e tyre, duke nisur nga Moggi që i rikthehet futbollit zyrtarisht pas një pauze jo të vogël, Mark Julianos që vjen për të ndërtuar në Shqipëria bazat e një karriere të gjate e pse jo dhe i afruari i fundit për nga radha por absolutisht jo nga rëndësia Edgar Cani. Të gjitha premisa pozitive, por që do ti konfirmojë fusha, e sigurt është se një epokë e re po nis te Partizani.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...