Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Partizani jep njoftimin e rëndësishëm për tifozët, kërkon përmbysjen e madhe ndaj Besëlidhjes!

Partizani ka nevojë për mbështetjen e tifozëve në sfidën e kthimit të raundit të 1/8-ave të Kupës së Shqipërisë ku do të tentojë përmbysjen e madhe ndaj Besëlidhjes. Sfida mes të kuqëve dhe lezhjanëve do të luhet të mërkurën në orën 13:30 në stadiumin Elbasan Arena, pasi në Selman Stërmasi do të luajë Tirana ndaj Kastriotit. Klubi i Partizani pasi ka zyrtarizuar stadiumin se ku do të luhet kjo ndeshje ka dhënë edhe lajmin e madh për tifozët pasi hyrja në Elbasan Arena do të jetë falas për të gjithë fansat e kuq. Partizani ka nevojë për një mbështetje të madhe nga ana e tifozëve pasi do të tentojë të përmbysë humbjen 3-0 të ndeshjes së parë.

Njoftimi i Partizanit:

“Demat” kanë një mision të vështirë dhe për ta përmbushur duhet shumë ndihma e tifozëve, që me mbështetjen e tyre të zjarrtë mund të karikojnë lojtarët të japin maksimumin për të fituar thellë kundër lezhjanëve. Për ta plotësuar këtë komponent drejtuesit e kampionëve të Shqipërisë njoftojnë se tifozët, që dëshirojnë të ndjekin ekipin të mërkurën nuk do të kenë nevojë për një biletë, pasi hyrja do të jetë falas.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...