Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Partizani ka gati ofertën për Jashanicën, por qëndërmbrojtësi nuk përjashton edhe dy opsione të tjera!

Bajram Jashanica mbylli vitin e tij të 7-të si futbollist i Skënderbeut. Një periudhë që ka njohur rritje profesionale, por edhe në thonjza “grushta” për atë dënim nga UEFA për përdorim të substancave të ndaluara, jo për fajin e tij. Tashmë e ardhmja është ende një mister edhe pse lojtari nuk e fsheh dëshirën për të qëndruar e për të gjetur gjuhën e përbashkët me presidentin Takaj, megjithëse gjithçka varet nga vendimi i gjykatës federale zvicerane.

Për momentin 29-vjeçari është një lojtar i lirë dhe kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të Skënderbeut, nëse kushet e detyrojnë të nënshkruajë për një skuadër tjetër. Së fundmi sipas burimeve të Supersport është Partizani që kërkon të nënshkruajë me qëndërmbrojtësin.

Përpara se të dënohej ishte pranë kalimit në një kampionat më të fortë se ai shqiptar, një nga ambiciet që ka aktualisht Jashanica është transferimi në një ligë më të mirë se Kategoria Superiore.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...