Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Partizani kapitullon në Laç, Starova e nis me humbje, Plaku nuk i mjafton Kamzës, Kukësi i “vjedh” një pikë

Partizani prek fundin në Laç. As rikthimi në stol i Sulejman Starovës nuk solli ndryshimin te të kuqtë, të cilët pësuan humbjen e 3-t radhazi në kampionat pasi u mposhtën sërish nga Laçi këtë herë me rezultatin 1-0 në javën e parë të fazës së dytë. Debutim me humbje për Starovën në drejtimin e Partizanit me 15-herë kampionët që përballë skuadrës së Gentian Mezanit zhvilluan një 90 minutësh të dobët, duke dështuar sërish në finalizim për të vërtetuar edhe njëherë tjetër se këtij Partizani me largimin e Ekuban por edhe me mungesat për shkak dëmtimi të Sukajt dhe Çanit, i mungoi njeriu gol, me Prognin që e kishte të pamundur të bënte qëndërsulmuesin. Vendosi gjithçka një gol i sulmuesit nga Mozambiku, Reginaldo në fillimin e pjesës së dytë me këtë të fundit që i shërbyer nga Uzuni mposhti Alban Hoxhën. Me këtë fitore Laçi u ngjit në kuotën e 14 pikëve dhe la pikërisht pas Partizanin në renditje me vetëm 11 pikë.

Në Kamëz, vendasit ndalën edhe Kukësin në një barazim 2-2 duke vendosur në pikëpyetje të madhe të ardhmen e trajnerit serb Mladen Milinkovic në krye të kampionëve të Shqipërisë. Një Sebino Plaku në superformë autori i një dygolëshi nuk i mjaftoi Kamzës me skuadrën e Ndreut që duhej të kënaqej me vetëm një pikë edhe për shkak të pasigurisë që shfaqi mes shtyllave Argent Halilaj. I dyshimtë goli i avantazhit provizor të Kukësit i shënuar nga braziliani Elton Cale i cili në momentin e finalizimit u përplas me Halilajn duke e dëmtuar portierin e Kamzës. Megjithatë skuadra nga periferia e kryeqytetit nuk u dorëzua dhe pasi kishte humbur disa raste të pastra në minutat e para, gjeti barazimin me një supergol të Sebino Plakut i cili në të 41-tën shënoi me një goditje të bukur nga distanca. Në të 55-n vendasit gjetën edhe epërsinë me Plakun që këtë herë goditi saktë edhe me kokë pas një krosimi të Frashërit. Gjithsesi Kukësi arriti të dilte me një pikë nga kjo transfertë e vështirë pasi në të 76-n, Rrumbullaku me një goditje të fortë nga rreth 40 metra barazoi shifrat në 2-2, i ndihmuar edhe nga Halilaj që u shfaq disi i pasigurtë në ndërhyrjen e tij. Me këtë barazim Kukësi ruan vendin e 2-t tashmë në kuotën e 19 pikëve ndërsa Kamza pozicionohet e 4-ta në kuotën e 16 pikëve.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...