Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Partizani kompleton sulmin, zyrtarizohet edhe ish-sulmuesi i Partizanit të Beogradit

Partizani nuk ndalet më në merkato dhe afron sulmuesin e tretë brenda pak orësh. Pas Joseph Ekuban dhe Brian Broën të kuqtë zyrtarizuan edhe afrimin e sulmuesit nigerian Theophilus Solomon. 23-vjeçari nigerian zhvilloi edhe stërvitjen e parë me Partizanin sot në Kamëz ndërkohë që ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me të kuqtë, me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit. Ai ka të dhëna shumë të mira pasi për pjesën më të madhe të karrierës së tij është aktivizuar në Kroaci me ekipe të tilla si Rijeka, Zadar, Sibenik, Istra e Inter Zapresic, ndërsa sëfundmi ishte pjesë e hungarezëve të Ujpest. Solomon në karrierën e tij të deritanishme ka ndërruar shumë skuadra, pavarsisht se është vetëm 23-vjeç. Ai ka luajtur edhe me Partizanin e Beogradit dhe Omonian e Nicosias. Problemi i tij i vetëm është që në 2 sezonet e fundit ka shënuar vetëm 2 gola edhe pse ka luajtur me 4 skuadra të ndryshme.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...