Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Partizani-Kukësi, kur bardheblutë bëhen “tifozë” të “demave”

Tirana-Partizani është sfida më e nxehtë në historinë e futbollit shqiptar, një rivalitet i përjetshëm aq sa ngjyrat e kundërshtarit nuk lejohen të vishen as në formë shakaje, për të treguar se sa shumë i ndezur është derbi i madh i kryeqytetit. Megjithatë, ka raste kur interesi madhor del përtej rivalitetit historik. Emblematik është goli Skerdilajd Currit në vitin 1996, që i hoqi titullin Teutës dhe ia dha atë kundërshtarit të përhershëm, Tiranës.

Të dielën, “Demat” mund ta afrojnë trofeun sërish në duart e bardhebluve, pa diskutim që kushtet janë të ndryshme dhe Tirana ka një avantazh të konsiderueshëm ndaj Kukësit, megjithatë një fitore e të kuqve ndaj veri-lindorëve, i kombinuar me suksesin e bardhebluve në Gjirokastër, do të dërgonte përfundimisht në kasafortë titullin numër 25 kampion. Jo matematikisht, por praktikisht Tirana do të shpallej kampione e Shqipërisë.

Sigurisht që Partizani do të zbresë në fushë të dielën në “Selman Stërmasi” jo për favore ndaj skuadrës me të cilën ndan kryeqytetin, por për t’u rikthyer tek fitorja dhe për të larguar makthet e një “playout”-i, që do të ishte në vetvete nëj dështim i paimagjinueshëm për një ekip që vjen me stemën e kampionit.

Megjithatë, në rrugën drejt rigjetjes së suksesit mund të ndalet të heqë medaljen nga qafa dhe t’ua dorëzojë atë rivalëve të përjetshëm, që në këtë rast do të falënderonin duke harruar për një moment “urrejtjen sportive” ndaj të kuqve.

Përgatiti: Glendi Tafaj

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...