Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Partizani-Kukësi, treni i fundit për Europën dhe titullin!

Gazetar:Andi Deçka

Gjatë një sezoni flitet shpesh për ndeshje të rëndësishme që janë pothuajse si një finale, por Partizani-Kukësi e kësaj të diele është realisht një finale për objektiva sezonal. 90 minutat mes tyre mund të përcaktojnë përfundimisht se çfarë rrjedhe do të ketë sezoni i dy skuadrave deri në fund. Kukësi për titullin, dhe Partizani për Europën. Fitorja ndaj Luftëtarit në kufirin e kohës ishte e para për Orges Shehin në stolin e verilindorëve por nëse nuk shoqërohet me një rezultat të ngjashëm me Partizanin do të ishte “Lamtumirë Titulli” për kuksianët pasi duke marrë në konsideratë një fitore hipotetike të Tiranës do të ishte një distanca e parikuperueshme me bardheblutë.

Në krahun tjetër Partizani që dergjet në vendin e 7-të dhe në krizë të plotë rezultatesh, aq sa nuk kuptohet se ku përfundoi ekipi kampion i sezonit të kaluar e ka një shans të fundit për Europën përballë kukësit, të paktën nga kampionati. Një tjetër humbje jo vetëm do t’i mbyllte dyert e Europës nga Superiorja por njëkohësisht do të bënte Partizanin të ndjente më tepër se kurrë rrezikun e play-outit. Është fakt që Partizani në këtë sezon nuk e ka mposhtur asnjëherë Kukësin dhe mbi të gjitha nuk i ka shënuar asnjëherë, dhe po të kesh parasysh dhe numrin e rasteve që skuadra shpërdoron përpara portës, atëherë bëhet dhe më tepër e vështirë për Partizanin. Por si për të kuqtë apo dhe për Kukësin nuk ka më një rrugë të mesme, pasi i vetmi drejtim është ai që të çon te suksesi.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...