Kategoria Superiore

Partizani-Laçi, ora 18:00, të kuqtë për shkëputjen, kurbinasit për kreun

Java e 13-të e Kategorisë Superiore ul sot siparin me ndeshjen Partizani-Laçi, që do të luhet në “Elbasan Arena”, në orën 18:00. Një përballje mes dy skuadrave ne ecurinë më të mirë në javët e fundit, rezultati i së cilës mund të ndryshojë renditjen, duke katapultuar kurbinasit në vendin e parë, apo të rivendosë diferencën prej 4 pikësh mes Partizanit dhe Kukësit.

Pauza e kampionatit, për shkak të ndeshjeve të “Euro 2020”, e ka ndihmuar trajnerin e të kuqve Framco Lerda ta ketë të gjithë grupin në dispozicion. Edhe Solomon, që pati probleme fizike dy javët e fundit, është i gatshëm për këtë ndeshje.

Përballë të kuqve ekipi i momentin në Superiore, që ka grumbulluar pikë të plota në 4 ndeshjet e fundit. Futbollisti për t’u ndalur, Kyrian Nwabueze, golashënues më i mirë i kampionatit me 10 finalizime, 4 më shumë se Vasil Shkurtaj i Kukësit. Cungu nuk do të ketë në dispozicion lojtarë të tillë si Fangaj, Gjoni e së fundmi edhe Spahiun, mungesa e kushtëzojnë jo pak në zgjedhje. Gjithsesi, kurbinasit udhëtojnë drejt Elbasanit për rezultat pozitiv, për të vijuar ecurinë mbresëlënëse të javëve të fundit.

Për Partizanin fitorja si pritës është detyrim, aq më tepër para ndeshjes së transfertës me Bylisin, që i paraprin derbit me Tiranës, që sipas të gjitha gjasave do të zhvillohet në “Air Albania”.

 

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency