Kategoria Superiore

Partizani, me besim për të mposhtur Skënderbeun

Besimi është i rëndësishëm në futboll dhe ndonjëherë një skuadër të ndërtuar për të fituar, suksesin nga dështimi e ndan vetëm një vijë e hollë, që ka të bëjë dhe me besimin.

Fitorja në Kukës një javë më parë i ka rikthyer Partizanit besimin dhe moralin e duhur për të përballuar siç duhet ndeshjen me Skënderbeun në kryeqytet, aq sa dhe trajneri Starova, “fanatik” i motos ‘ekipi që fiton nuk ndërrohet’, mendohet të hedhë në fushë edhe ndaj korçarëve, të njëjtët emra si ndaj veri-lindorëve.

Sigurisht që Partizani, ndryshe nga viti i kaluar, nuk mund të flasë për momentin për çështje titulli, pasi duhet të kalojnë kohë dhe një vazhdimësi rezultatesh pozitive, para se ekipi të fillojë të mendojë për objektiva të rëndësishëm, por për t’i hedhur hapat një nga një dhe të sigurt, nevojitet besim dhe duket se të kuqtë atë e kanë gjetur më në fund.

Tifozët e Partizanit, por dhe vetë lojtarët shpresojnë që faza e parë e errët të ketë marrë fund dhe nga tani e mbrapa, të shihet në fushë Partizani që u ndërtuar në verë, si ekipi që duhet të fitonte.

Pasi kaloi me sukses provën e parë të vështirë në Kukës, tashmë përballë të kuqve do të jetë Skënderbeu, ekip që korçarët nuk e mposhtin në kryeqytet, që prej majit të vitit 2014, një periudhë relativisht e gjatë, me kalendarin që parashikon 4 përballje brenda një sezoni të vetëm.

Partizani, vitet e fundit, madje ka qenë ‘macja e zezë’ e korçarëve dhe statistikat janë një element më tepër për të të rritur besimin, sidomos përpara një përballje të tillë.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency