Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Partizani me sponsor të ri, firmos marrëveshjen me kompaninë e njohur

Partizani vazhdon përgatitjet për dy duelet ndaj Saburtalo Tbilisi në raundin e parë të Conference League. Skuadra e Dritan Mehmetit do të luajë takimin e parë në Gjeorgji (7 korrik), ndërsa sfida e kthimit do zhvillohet në “Air Albania” një javë më vonë.

Ekipi i kuq është rikthyer në kryeqytet pas fazës përgatitore në Slloveni, aty ku zhvilloi edhe 3 takime miqësore: duke fituar një e barazuar dy të tjerat.

Ndërkohë, drejtuesit e klubit kryeqytetas kanë zbuluar sponsorin e ri të klubit, që është Macron, kompania e njohur e veshjeve sportive.

FK Partizani me kënaqësi njofton për nënshkrimin e marrëveshjes me ‘Macron’. Kompania e njohur e veshjeve sportive ‘Macron’ do të jetë zyrtarisht sponsori i ri teknik i Partizanit, për sezonin e ri 2022-2023.

Duke filluar nga përballjet e Europa Conference League ndaj FC Saburtalo skuadra do të prezantohet me uniformat e reja të firmës ‘Macron’”, lexohet në postimin e Partizanit.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...