Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Partizani, me Teutën shansi për të “pronësuar” kreun

Triumfi në derbi i ka dhënë një tjetër dimension sezonit të Partizanit, që tashmë sheh lart në renditje. Java e 7-të e kampionatit u jep të kuqve mundësinë për të tentuar të vetëm kreun e klasifikimit, edhe pse jo gjithçka është e lehtë. Partizani pret në shtëpi të mërkurën Teutën, që vjen me atë sukses të rëndësishëm ndaj Skënderbeut. Sigurisht që ndaj një kundërshtari të tillë nuk është aspak e lehtë, pasi “Djemtë e Detit” kanë treguar nivel të lartë loje.

Me aspektin psikologjik në favor dhe faktin që luajnë në shtëpi, të kuqtë Skënder Gegës kanë mundësinë që në përfundim të kësaj jave të jenë të vetëm në krye. Por edhe në rast fitoreje ndaj Teutës, nevojitet një ndihmë nga rivalët e viteve të fundit, Skënderbeu, që një ditë më pas pret Kukësin në Korçë. Të kuqtë udhëheqin së bashku me nënkampionët kampionatin shqiptar me pikë të barabarta, ndërkohë që mundësitë për të marrë të vetëm kreun janë të mëdha, nëse kombinimi i rezultateve shkon në mënyrën e duhur.

Për Partizanin kryesimi i vetëm në përfundim të kësaj jave do të ishte një ogur i mirë, pasi kujtojmë që javën e 8-të do të ketë sfidën direkte me Kukësin në transfertë dhe synimi është që në këtë takim të shkojnë me avantazhin e pikëve në klasifikim. Ndaj Teutës është mundësia për të marrë kreun dhe ky është momenti që Partizani nuk duhet të gabojë.

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...