Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Partizani, ndaj Laçit, prova e së vërtetës

19 pikë të grumbulluara që nga fillimi i vitit kanë bërë që Partizani të ketë ambicie të mëdha në vijimin e sezonit. Të gjendur në vendin e dytë me 37 pikë, 4 larg Vllaznisë kryesuese, tashmë të kuqtë nuk fshihen dhe kërkojnë të sulmojnë kreun për të mbajtur trofeun në kryeqytet, por, kësaj radhe, në pjesën e kuqe të tij. Kushdo sheh tek Partizani kundërshtarin më të vështirë, teksa mjafton të shohësh që më shumë se gjysma e pikëve është grumbulluar që nga janari kur dhe filloi ky vit kalendarik.

Përballja e së shtunës konsiderohet si prova e së vërtetës për skuadrën e Ilir Dajës, pasi jo vetëm do të ketë përballë një kundërshtar direkt, por mbi të gjitha një rival që në letër është njësoj si ata. Laçi ka lojtarë nga më cilësorët e kampionatit, një trajner ekspert dhe mbi të gjitha një president që e njeh mirë garën. Duke parë kompleksitetin e kundërshtarit, ky duel merr një rëndësi të madhe për të kuqtë, që duhet të tregojnë realisht forcën e tyre të vërtetë.

Me mungesën e Lucas Cardosos, Ilir Daja humbet një element cilësor në repartin e sulmit, megjithatë ka një armë më shumë krahasuar me pjesën e parë të sezonit, Erald Çinarin. 7 gola të shënuar dhe 2 të pësuar në 3 ndeshjet e fundit e kanë bërë agresiv Partizanin, që sheh se me elementët e afruar mund të tentojë titullin kampion. Një objektiv i arritshëm, por që për ta realizuar duhet kaluar Laçi, për momentin prova e së vërtetës për të kuqtë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...