Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Partizani në Champions, ja klubet që duhen evituar në short, rrezikohet derbi shqiptar me Shkëndijën!

Me fitimin e titullit për të parën herë pas 26 vitesh, Partizani ka siguruar edhe pjesëmarrjen në turin e parë kualifikues të Champions League për sezonin e ardhshëm. Të kuqtë duhet të nisin që tani të mendojnë për paraqitjen e tyre në Europë aty ku do të tentojnë të bëjnë një figurë sa më të mirë dhe të shkojnë sa më larg. Duke parë edhe skuadrat që kanë siguruar deri tani pjesëmarrjen në turin e parë kualifikues të Championsit të kuqtë të cilët e ka koeficientin 3, janë zyrtarizuar që do të jenë pjesë e vazos së dytë pra ata të skuadrave jo favorite. Ndryshimi i formatit të Championsit një vit më parë ka një të mirë gjithsesi pasi edhe nëse eliminohet në turin e parë kualifikues, Partizani nuk do të dalë jashtë Europe por do të zhvendoset në turin e 2-të të Europa League.

Pra falë titullit kampion skuadra e Skënder Gegës i ka të sigurta 4 ndeshje në Europë që do të sjellin në arkat e klubit rreth 800 mijë euro ndërkohë që objektivi i Partizanit do të jetë faza play-off e Europa League ashtu si 3 sezone më parë ku kryeqytetasit eliminuan hungarezët e Ferencvaros në turin e dytë të Champions League, por më pas i eliminoi Salzburgu nga Championsi dhe Krasnodari nga Europa League, dy skuadra shumë më të forta se të kuqtë në çdo aspekt. Megjithatë për të shkuar sa më larg në këtë edicion të Kupave të Europës, të kuqtë duhet të kenë edhe pak fat në short. Te Partizani shpresojnë që në shortin që do të hidhet në 18 qershor në Nyon të Zvicrës të peshkojnë një skuadër deri diku të kalueshme duke evituar emrat e mëdhenj që bëjnë në turin e parë kualifikues të Championsit.

Celtic Glasgow, Bate Borisov, Astana, Qarabag, Crvena Zvezda, Rosenborg por edhe Maribor e Ludogorets nëse këto dy ekipe do të fitojnë titujt në Slloveni e Bullgari teksa për momentin kryesojnë bindshëm. Megjithatë edhe vazo e parë propozon skuadra të kalueshme për të kuqtë siç mund të jenë padiskutim uellsianët e TNS, irlandezët e Dundalk, luksemburgasit e Dudelange, finlandezët e HJK Helsinkit, moldavët e Sheriffit të Tiraspolit apo edhe sllovakët e Slovan Bratislavës, pa harruar këtë Shkëndijën e Tetovës edhe pse askush nuk do të uronte që të kishim një derbi shqiptar në turin e parë kualifikues të Championsit pasi kuqezinjtë tetovarë e kanë koeficientin 6 dhe falë paraqitjeve në vitet e fundit në Europë, në këtë sezon do të jenë pjesë e vazos së skuadrave favorite. Gjithsesi duke qenë në vazon e favoriteve Partizani ka evituar përballjet e mundshme me dy klube shumë të forta siç janë kampionët e Rumanisë të CFR Cluj dhe hungarezët e Ferencvaros ndaj të cilëve ka kujtime të bukura, pasi këto dy skuadra bëjnë pjesë në të njëjtën vazo me të kuqtë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...