Kategoria Superiore

Partizani në krizë identiteti, Europa një “mirazh”!

Pas ndeshjes me Skënderbeun, u fol për një ndeshje të mirë të Partizanit në pjesën e parë, që në fakt ishte e vërtetë sepse të kuqtë dominuan në ato 45 minuta, në lojë, pasi në rezultat, 0-2 ishte tregues krejt i ndryshëm. Në fakt, Partizani krijoi shumë përpara portës, por të kuqve i mungon diçka në finalizim. Nëse ekipi do të kishte vazhduar me të njëjtin ritëm, ndoshta në pjesën e dytë do të kishim parë një tjetër ndeshje, dhe me një fund tjetër.

Por në pjesën e dytë, në humbje të dy golave, një skuadër që synon Europën dhe e ndërgjegjshme se humbja i kthen hijet e play out-it për Kategorinë e Parë, minimalisht bën përpjekje për ta ndryshuar këtë gjendje. Kjo nuk ndodhi, Partizani i bukur i 45 minutave të para dhe pse i humbur, në pjesën e dytë nuk ekzistoi. Skuadra pati një reagim të vakët, me raste përpara portës që ishin sporadike, duke u shfaqur si një ekip i fikur. Trajneri Sormani nuk e cilësoi më çështje fati mungesën e rezultatit me një lojë më të mirë se kundërshtari, por mungesë personaliteti.

Në fakt është e çuditshme sesi një skuadër kampione, mund të mos reagojë në 45 minuta. Dhe pas golit të Feratit që erdhi në të 85-ën, deri në fund të lojës Partizani kishte 9 minuta në dispozicion. Dikush që ka parë njëherë të vetme futboll, e di që një ekip me personalitet, luan në afërsi të zonës kundërshtare, nxjerr lojtarët përpara, godet portën dhe përpiqet. Goditjet në kuadrat të Partizanit dhe rastet e krijuara pas këtij momenti ishin zero, ashtu si numri i pikëve që të kuqtë morën. Një skuadër kampione nuk mund të dorëzohet në një 0-2, me kontigjentin dhe investimet që janë bërë, në të kundërt 3 humbjet radhazi nuk përbëjnë më një dramë, dhe të kërkosh Europën dhe pse matematika e lejon bindshëm duket më pas një mision i pamundur.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency