Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Partizani në krizë rezultatesh, pesë ndeshje pa fitore dhe -6 nga kreu

Partizani po kalon një moment të vështirë, duke lëshuar shumë terren në luftën për titull. Demat tani e shohin veten 6 pikë më pak se Tirana kryesuese, ndërsa më shumë shqetëson paraqitja e skuadrës në fushën e lojës. Të kuqtë nuk kanë fituar asnjë nga pesë ndeshjet që kanë zhvilluar në kampionat në vitin 2023. Dy fitoret me Korabin në Kupën e Shqipërisë janë shumë pak për Partizanin, që regjistroi dy fitore në shifrat 1-3 dhe 3-0 ndaj një rivali që milion një kategori më poshtë.

Vetëm 2 barazime e tri humbje kanë regjistruar të kuqtë në pesë ndeshjet e fundit, çka i ka turbulluar ujërat në kampin e kuq. Largimi i kapitenit Eneo Bitri, fantazistit Arinaldo Rrapaj dhe sulmuesit Xhuljano Skuka natyrisht që ka prishur disi ekuilibrat në skuadër, pasi bëhet fjalë për tre lojtarë që kanë qenë shtyllat e skuadrës në pjesën e parë të sezonit.

Partizani aktualisht gjendet në kuotën e 31 pikëve, teksa ka shënuar 24 gola e ka pësuar po 24 gola. Skuadra e kuqe do të kërkojë që të  bëjë kthesën duke nisur nga ndeshja e radhës me Bylisin, ndërsa më pas do të ketë takimin me Erzenin, para se të presë në shtëpi Kukësin.

Lajme të tjera

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Kombëtare

“La Casa de Quiz” mbërrin në shtëpinë më të famshme të mbarë Shqiptarisë, “Big Brother VIP2 Albania”. Gazetari i SuprSportit, Gjergji Stefa, kishte përgatitur...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...