Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Partizani në “pikiatë”, Laçi merr fitoren e tretë radhazi

Partizani pëson humbjen e dytë radhazi, teksa këtë herë u mund nga Laçi në transfertë. Goli i Ujkës i realizuar në minutën e 13-të u dha fitoren e tretë radhazi kurbinasve, që kanë bërë kthesën e vijojnë ngjitjen në renditje.

Bardhezinjtë ishin dukshëm më superiore, duke pasur shumë mundësi për të shënuar edhe golin e dytë. Nga ana tjetër, të kuqtë e patën të vështirë për të rrezikuar, teksa një goditje e Hotit në pjesën e dytë ishte rasti i parë serioz, ndërsa në sekondat e fundit të ndeshjes, kryeqytetasit goditën shtyllën, por pa arritur që të barazonin rezultatin.

Pas këtij takimi, Partizani zbret në vendin e dytë, duke mbetur në kuotën e 19 pikëve, ndërsa Laçi tani pozicionohet në vendin e gjashtë me 14 pikë.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...