Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Partizani, nje fitore që mund të ndryshojë sezonin

Një fitore karakteri, në minutën e 90-të të takimit, fati i Partizani-Teuta dukej i vulosur, kryesim 1-0 i bregdetarëve përballë skuadrës së Dajës sërish me të njëjtën sindromë, përpjekje pa fund por pa gol. Deri në momentin e penalltisë, me Stenio Junior që barazon shifrat nga pika e bardhë. Vetëm se të kuqtë, nuk ishin dakord as me një 1-1, rezultati që kanë hasur më shpesh këtë sezon, dhe shpërblimi erdhi me atë gol për infarkt të Tedi Carës. Në kampin e kuq kanë të drejtë ta konsiderojnë jo thjesht fitoren më të bujshme të sezonit, por mbi të gjitha një bazë të mirë për të ndërtuar rrugën që i çon aty ku kanë edhe pretendimet.

Suksesi ndaj bregdetarëve nuk largon si me magji, problemet e konstatuara, Partizani sërish vuan shumë për të shënuar, por pikërisht te ata gola, që vijnë nga dy sulmues, Junior dhe Cara, të dy në aspektin individual gjejnë edhe shpërblimin  për vështirësitë e kaluara, dhe më shumë besim te vetja, siç është e drejtë për të gjithë skuadrën. Përtej aspektit taktik, mbi të gjitha Partizani ka meritën se besoi deri në fund, luftoi deri në fund, dhe më në fund, si pak herë këtë sezon u shpërblye.

Në një sezon me shumë pikë të lëna rrugës, dhe ku mbi të gjitha të kuqtë duket se vuajtën edhe psikologjikisht pasojat e humbjes në derbin me Tiranën, me një sërë rezultatesh jo të mira që e pasuan, për Partizanin britma e atij goli të fitores është njëkohësisht edhe një britmë revanshi. Daja në konferencat për shtyp ka përsëritur besimin se loja nuk i mungon, rezultatet po. Bindje që kombinuar edhe me një fitore me kaq shumë emocione, mund të shërbejë që Partizani të fillojë tani një tjetër kampionat, atë që prisnin të gjithë!

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...