Një Partizan i ri po lind, me të kuqtë që këtë sezon kanë nisur një projekt të ri i cili injekton vërtet besim se ky kampionat mund të jetë ai i duhuri për tu rikthyer te titulli. Buxhet i konsiderueshëm dhe besimi te një ekip menaxhues ku ndërthuren eksperienca, profesionalizmi dhe njohuritë teknike janë risitë e këtij projekti, duke nisur që nga “koka”, ideatori Luciano Moggi. Personazh i famshëm i botës së futbollit dhe padyshim një ndër personat më me influencë në futbollin italian për vite të tëra, Moggi është një nga ata që vështirë se mund të gabojnë, ndërkohë që ajo që bie në sy këtë vit është dhe kualiteti në aspektin teknik. Partizani i ka besuar rolin e drejtorit sportiv Antonello Preiti-t dikush që gëzon vlerësim të madh në Itali për njohjet e tij në aspektin menaxhues por edhe të karrierës së mëparshme si drejtues i sektorit të zbulimit të telenteve për emra të rëndësishëm të Serisë A.
Aspekti teknik i është kushtuar një rëndësi e vecantë me klubin që ka mbështetur financiarisht një projekt të rëndësishën, e lehtë të kuptohet që Mark Iuliano është një ndër trajnerët më të mirëpaguar të Kategorisë Superiore, ndërkohë që ish mbrojtësi i Juventusit është i rrethuar nga një staf cilësorë , duke nisur që nga zv/trajneri Alexandro Dossena, dikush që për njohuritë dhe eksperiencën mund të kishte bërë shumë mirë edhe trajnerin e parë, vijon të jetë në rolin e zv/trajnerit edhe Klevis Dalipi, ashtu si dhe dy anëtarët e tjerë italianë të stafit teknik, përgatitësi atletik Corado Sachone dhe trajneri i portierëve Mario Capece. Investime të fuqishme dhe në merkato, me një sërë afrimesh cilësore duke afruar në sulm edhe një futbollist që ka qenë pjesë e Edgar Cani, shpresa e madhe për sulmin e kuq, përforcime falë të cilave konkurenca është bërë e egër për cdo rol në skuadër ku të gjithëve ju duhet të djersijnë për të fituar vendin e titullarit.
