Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Partizani nuk bind, por fiton me Flamurtarin, eurogoli i Likës “shtang” Teutën

Partizani mposhti 2-0 Flamurtarin në “Selman Stërmasi” dhe ngjitet në vendin e tretë në klasifikimin e Superiores në kuotën e 34 pikëve, shtatë në pas se Kukësi kryesues dhe gjashtë më pak se Tirana.
Përtej shifrave, ishte një fitore pas shkëlqim e të kuqve përballë një ekipi të ri me shumë probleme, por që luajti futboll të hapur duke i vënë në vështirësi kampionët në fuqi, të cilët u ndihmuan nga një episod në minutën e 62-të për të zhbllokuar sfidën. Një ndërhyrje paksa naive nga pas e Ariel Muçollarit ndaj Solomonit, brenda zonës ishte e mjaftueshme për kryesorin që të akordonte 11-metërsh. Goditje e penalltisë e mori përsipër Çinari, që e dërgoi topin në rrjetë, me Moçkën që i kuptoi krahun, por që e pati të pamundur që ta arrinte topin.
Ndeshja u mbyll 10 minuta më vonë me golin e Lorenc Trashit, që depërtoi në thellësi të zonës së Flamurtarit nga e majtë dhe në pozicion disi të prirët mposhti Moçkën.
Suprizën e madhe të javës e bëri Luftëtari, që barazoi 1-1 në minutën e fundit në “Niko Dovana” ndaj Teutës vendëse.
Vendësit kaluan në epërsi në minutën e 14-të me Gomes, që ndoqi ndoqi topin e goditur me roveshatë nga Vila por që u kthye nga traversa, duke e shtyrë topin lehtësisht drejt rrjetës. Në fakt, pamjet filmike tregojnë se pozicioni i sulmuesit të Teutës, në momentin e goditjes së Vilës ishte disi me i avancuar. Një pakujdesi e anësorit, që duhet të kishte sinjalizuar në pozicion jashtë loje.
Ky gol i shpejtë i vendasve dha përshtypjen se bluzinjtë kapitulluan shumë shpejt, por nuk ndodhi kështu.
Në minutën e fundit të kohës së rregullt, Gresild Lika realizoi një supergol nga distanca, që befasoi vendësit, të cilët nuk patën më kohë për të shënuar një gol të dytë për të marrë fitoren.

Kukësi mposht Laçin dhe rimerr kreun, Skënderbeu shpërdoron shumë

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...