Kategoria Superiore

Partizani “pa frena” në merkato, firmos edhe Dajan Shehi!

Partizani pa frena në merkato. Pas Emiliano Mustës dhe Herald Markut të kuqtë kanë zyrtarizuar edhe afrimin e mbrojtësit Dajan Shehi. Ashtu si Herald Marku edhe 24-vjeçari vjen te Partizani nga Vllaznia pas dy sezonesh pozitive me kuqeblutë. Te skuadra kryeqytetase Dajan Shehi do të marrë vendin e të larguarit Eneo Bitri dhe me shumë gjasa do të jetë partneri i Egzon Belicës në dy ndeshjet që të kuqtë do të zhvillojnë në turin e parë kualifikues të Conference League ndaj moldavëve Sfintul Gheorghe. 25 paraqitje dhe dy gola të realizuar numëron 24-vjeçari me Vllazninë në edicionin e fundit mes kampionatit dhe Kupës së Shqipërisë, me Dajan Shehin që në javët e para nuk u aktivizua rregullisht nga trajneri Thomas Brdaric por falë cilësive të tij arriti të fitonte vendin në formacion gjatë javëve në vazhdim përkrah Mevlan Adilit në qëndër të prapavijës.

Partizani bastis kështu Vllazninë teksa pas Markut i merr një tjetër lojtar të rëndësishëm që mund të përshtatet më së miri me skemat e Ilir Dajës. Ka qenë vetë klubi i kuq në faqen zyrtare që ka njoftuar afrimin e qëndërmbrojtësit, i cili ashtu si Musta, Marku por edhe Jurgen Bardhi që rinovoi ka nënshkruar kontratë 2-vjeçare me Partizanin. Menjëherë pas firmës Shehi ka udhëtuar drejt Ohrit për tu bashkuar me skuadrën e Ilir Dajës në stërvitje gjatë përgatitjeve që po zhvillon ekipi kryeqytetas në Maqedoninë e Veriut për pjesëmarrjen në Europë. Partizani është skuadra e 6-të në Shqipëri në karrierën e deritanishme të Dajan Shehit, pas eksperiencave me Elbasanin, Teutën, Besën e Kavajës, Kastriotin dhe sëfundmi Vllazninë.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency