Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Partizani paguan për Bathën e Trashin, mesfushorët gati për Skënderbeun

Është zyrtare, Partizani do të paguajë gjobën për Lorenc Trashin dhe Idriz Bathën, me të dy futbollistët që do të jenë të gatshëm për trajnerin Starova për krye-ndeshjen e kësaj fundjave me Skënderbeun.

Të dy futbollistët u ndëshkuan me nga dy ndeshje pezullim nga Komisioni i Disiplinës dhe ashtu siç pritej, pasi shlyen takimin e parë në sfidën me Kukësin, klubi do të shfrytëzojë dritaren që ofron rregullorja për të konvertuar në gjobë financiare gjysmën e mbetur të skualifikimit.

Të dy janë futbollistë thelbësorë për Partizanin në një ndeshje të rëndësishme si ajo me Skënderbeun, me Trashin që është krye-golashënues i skuadrës, ndërkohë që edhe mungesa e kapitenit u ndie përballë Kukësit, pavarësisht se të rinjtë e thirrur në mision për t’i zëvendësuar dhanë sinjale pozitive.

Për sfidën e së shtunës, trajneri Sulejman Starova nuk do të ketë në dispozicion Kalarin dhe Telushin, ndërkohë që ka të gatshëm gjithë të tjerët, natyrisht me përjashtim të Çanit, kalvari i dëmtimeve të të cilit nuk dihet se kur do të mbarojë.

Për takimin me Skënderbeun, edhe tifozëria e organizuar e Partizanit ka lënë mënjanë divergjencat me klubin dhe Policinë e Shtetit në lidhje me problematikën e kartave të identitetit, duke bërë të ditur se do të mbështesë masivisht skuadrën në transfertën e Korcës.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...