Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Partizani për vazhdimësinë në Lushnjë, Laçi kërkon surprizën me Vllazninë

 

Lushnja – Partizani dhe Vllaznia – Laçi janë dy sfidat e së dielës në Kategorinë Superiore, që si gjithmonë do të transmetohen drejtpërdrejt në kanalaet e Supersport, duke nisur që nga ora 13:00.

Në “Roza Haxhiu” vendasit e Lushnjës shpresojnë të marrin pikët e para me trajner shkodranin Hysen Dedja, që ende nuk e ka gjetur “ilaçin” e shpëtimit për ekipin “lagunar”. Në ndeshjen e fazës së parë, ishte pikërisht Lushnja që i surprizoi të kuqtë me një barazim 0-0 në “Selman Stërmasi”, por situata nga atëherë ka ndryshuar, pasi në krye të Partizanit nuk është më Mark Iuliano, por Sulejman Starova. 15-herë kampionët e Shqipërisë kanë patur një ecuri pozitive në javën e fundit dhe mbeten favoritë për të triumfuar ndaj ekipit që mbyll tabelën e klasifikimit.

Edhe më interesante sfida e “Loro Boriçit” mes Vllaznisë dhe Laçit. Shkodranët po marrin frymë lirisht pas dy fitoreve radhazi ndaj Luftëtarit dhe Lushnjës, që mbyllin renditjen, por ende nuk e kanë krijuar atë vazhdimësi rezultatesh që do t’i nxirrte përfundimisht nga kriza. Përballë do të kenë një Laç entuziast, që me Gentian Mezanin në krye i tejkaloi pritshmëritë pas dorëheqjes së Stavri Nicës. Atmosera në kampin shkodran mund të kishte qenë shumë më e mirë nëse skuadra e Gjokës do të shmangte humbjen në Kupën e Shqipërisë ndaj Tiranës.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...