Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Partizani përgatit goditjen e madhe, Basha emri i bujshëm!

Migjen Basha është emri i ri sugjestionues për merkaton e Partizanit. Të kuqtë janë në kërkim të elementëve cilësorë për të përforcuar sa më shumë skuadrën që do të marrë pjesë në turin e parë kualifikues të UEFA Champions League. Për të nxjerrë në skenë emrin e Migjen Bashës, kanë menduar vetë lojtarët e Partizanit. Lorenc Trashi ka publikuar një foto në profilin e tij në Instagram ku ka dalë sëbashku me Bashën, Hoxhën, Malën dhe Telushin dhe në të cilën i bën thirrje drejtuesve të firmosin me ish lojtarin e Torinos.

Basha ka dhe një vit kontratë me skuadrën greke të Arisit të Selanikut por marrëdhëniet jo të mira me drejtuesit e klubit me shumë gjasa do të sjellin divorcin e parakohëshëm dhe afrimi i tij te Partizani do ishte një goditje e madhe për trajnerin Skënder Gega. Një regjizor si Basha mund t’i shërbejë shumë Partizanit në mesfushë sidomos në ndeshjet europiane, megjithatë problem është paga e tij e lartë pasi 32-vjeçari te Arisi përfiton rreth 300 mijë euro në sezon. Fjalën e fundit nëse lojtari lirohet nga kontrata me Arisin do ta kenë drejtuesit e klubit të kuq pasi pretendimet financiare të Bashës janë vërtetë të larta. Ndërkohë Basha nuk është emri i vetëm që qarkullon në kampin e kuq pasi ekziston edhe mundësia e rikthimit për mesfushorin Ylber Ramadani dhe mbrojtësin Arbnor Fejzullahu, të cilët luajnë respektivisht me Velje në Danimarkë dhe Xamax në Zvicër. Për sulmin Ali Sowe mbetet i preferuari i drejtuesve të kuq por është një objektiv shumë i vështirë për t’u arritur pasi bullgarët e CSKA-së së Sofies e kanë blerë përfundimisht kartonin e tij nga Chievo.

Lajme të tjera

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Serie A

Me Stefano Piolin që ka mbyllur tashmë eksperiencën e tij në pankinën e Milanit dhe pret vetëm fundin e sezonit për t’u larguar, kuqezinjtë...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...

Kategoria Superiore

Asnjë person i interesuar nuk u shfaq në ankandin e parë për shitjen e 66% të aksioneve të klubit të Tiranës, që zotërohen nga...