Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Partizani përmbyset nga Dinamo e Zagrebit me një gol të dyshimtë!

Partizani mposhtet me përmbysje nga gjigandët kroatë të Dinamos së Zagrebit në miqësoren e tretë dhe të fundit në minifazën përgatitore të dimrit në Antalya të Turqisë. Të kuqtë e Skënder Gegës edhe pse kaluan të parët në avantazh u thyen me rezultatin 2-1 nga Dinamo e Zagrebit duke pësuar humbjen e parë në tokën turke pas barazimeve ndaj Sivasspor dhe Antalyaspor. Me formacionin më të mirë në fushë që nga fillimi ku spikaste vetëm prania e Dilaver Dukës në 11-shen titullare, Partizani e pa vetën shumë shpejtë në avantazh pasi në minutën e 11-të, Jurgen Bardhi mposhti portierin Livakovic duke i dhënë epërsinë kryesuesve të Kategorisë Superiore. Nuk kaloi shumë dhe Partizani mori një goditje të rëndë pasi në minutën e 20-të, mesfushori Bruno Telushi la fushën për shkak të një dëmtimi. Vendin e tij në formacion e mori Eraldo Çinari. Reagimi i Dinamos nuk mungoi dhe në të 28-ën Moro barazoi shifrat me një goditje të bukur nga brenda zonës. Në sekondat e fundit të pjesës së parë Partizani për pak sa nuk pësoi edhe të dytin nga ish mbrojtësi i të kuqëve Amir Rrahmani por goditja e shtatlartit të përfaqësueses së Kosovës për fare pak shkoi jashtë. Megjithatë kur kishin kaluar vetëm 7 minuta nga fillimi i fraksionit të dytë Dinamo e Zagrebit gjeti golin e epërsisë me Petkovic, një gol ky që u kontestua sëtepërmi nga lojtarët e Partizanit të cilët pretendonin se topi nuk e kishte kaluar vijën fatale. Pavarsisht zëvendësimeve të shumta që bëri trajneri Gega në këtë pjesë loje, shifrat nuk ndryshuan më me Partizanin që i mbylli përgatitjet në Turqi me një humbje minimale që la sinjale pozitive në kampin e kuq.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...