Kategoria Superiore

Partizani prezanton Valentino Murataj dhe Stenio Junior!

Në konferencën për shtyp para ndeshjes së radhës në kampionat ndaj Skënderbeut, Partizani prezantoi dy blerjet e reja të merkatos së janarit, mesfushorin Valentino Murataj dhe sulmuesin brazilian Stenio Junior. Të dy futbollistët folën për herë të parë si dema të kuq, duke u shfaqur shumë të lumtur për këtë aventurë të re dhe që janë bërë pjesë e një klubi të madh si Partizani. Stenio Juniors tregoi edhe një prapaskenë që lidhet me të kalurën e tij.

MURATAJ – “Normalisht që është një ndjesi e veçantë të kthehem te Partizani, pasi kam qenë te moshat në të shkuarën. Jam shumë i lumtur që jam pjesë e këtij projekti të ri. Ndjehem shumë i vlerësuar që stafi dhe presidenca kanë bërë të mundur këtë transferim. Shpresoj t’ia dal me sukses dhe të shkojmë drejt objektivave që ka klubi”.

“Normalisht unë kam pasur dëshirë që në fëmijëri të jem pjesë e Partizanit, në ekipin e parë. Duke ditur që Partizani është një nga klubet më të mëdha në Shqipëri është shumë e vështirë nga moshat ta bësh atë hapin e madh. Tani kam eksperiencën e duhur që ta përballoj këtë stemë dhe jam shumë i lumtur që jam pjesë e Partizanit”.

“Konkurrenca? Nuk i trembem, pasi çdo lojtar ka rëndësinë e vet në ekip. Konkurrenca i bën shumë mirë skuadrës. Nëse nuk ka konkurrencë ekipi nuk mund të kthehet si përpara. Jemi një grup lojtarësh të rinj dhe njihemi. Madje i falënderoj çunat dhe stafin që më kanë mbështetur në këto ditë të para për t’u ambientuar me ekipin. Keqardhje që nuk u bashkuat me Partizanin në verë? Normalisht që më vjen keq, por më mirë vonë se sa kurrë. Kështu që jam shumë i lumtur që jam pjesë e Partizanit”.

STENIO JUNIOR – “Partizani më ka kontaktuar katër vite më parë. Kisha disa probleme, kisha kontratë dhe Shkëndija nuk më lejonte të largohesha falas. Tani jam këtu dhe jam i lumtur, pasi kam ardhur në një klub të madh në Shqipëri. Gjithashtu do mundohem të bëj gjithçka që ekipi kërkon nga unë. Gjendja ime? Jam stërvitur këto dy muajt e fundit dhe ndihem mirë. Do përpiqem të jap formën maksimale. Shpresoj ta bëj këtë sa më shpejt”.

Valentino Murataj do të mbajë veshur fanellën me numër 21 te Partizani ndërkohë që Stenio Junior atë me numër 18.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency