Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Partizani publikon çmimet e biletave për derbin, ja sa kushtojnë!

Partizani ka bërë publike çmimet e biletave që pritet të dalin në shitje për të ndjekur nga shkallët e stadiumit Selman Stërmasi derbin e kryeqytetit. Vihet re një rritje e çmimeve nga ana e klubit të kuq krahasuar me derbit e tjerë, kjo për vetë faktin pasi Partizani në këtë ndeshje vitrinë të futbollit shqiptar mund të shpallet zyrtarisht kampion i Shqipërisë për sezonin 2018-2019, duke fituar një titull kampion që i mungon prej 26 vitesh dhe interisimi normalisht pritet të jetë shumë i madh.

 POSTIMI I KLUBIT: 

INFORMACION për ÇMIMET E BILETAVE
FK PARTIZANI – KF TIRANA
E DIEL 12 MAJ ORA 16:30

Ju njoftojmë se për këtë takim çmimet e biletave në Tribunat respektive të stadiumit “Selman Stërmasi” do te jenë:

Biletat në Tribunat A1, A2 dhe B1 , B2 do të kushtojnë 2 500 Lek (të reja)

Biletat në Tribunat C1,C2,D1,E,F,G1,G2,H1,H2 do të kushtojnë 500 Lek (të reja)

Tifozeria kuqe do të ketë në dispozicion Tribunat: B1,B2,C1,C2,D1,E,F,G1,G2

Tifozeria bardheblu do të ketë në dispozicion Tribunat: A1,A2, H1,H2

Biletat do të mund ti siguroni duke filluar nga dita e Mërkurë e në vazhdim ora 10:00 deri 19:00 pranë pikës së shitjes, në stadiumin “Selman Stërmasi”.
Gjithashtu Biletat mund ti gjeni edhe pranë dyqanit “Joma” Sponsori Teknik i skuadrës, pranë Godinës “ETC” te Rruga e Elbasanit.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...