Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Partizani shpërdoron shumë e lë dy pikë në Vlorë, Moçka hero për Flamurtarin

Partizani shpërdoron një mundësi të artë për t’u shkëputur në krye të renditjes, pasi kthehet nga Vlora me vetëm një pikë, pas sfidës kundër skuadrës më të dobët të kampionatit, Flamurtarit, me të cilën barazoi 1-1. Të gjithë rezultatet e javës së 12-të ishin në favor të të kuqve, por skuadra e Franco Lerdës zhgënjeu ndaj kuqezinjve vlonjatë, që duhet pranuar patën shumë fat në fund, me portierin Moçka që shpëtoi portën nga një gol i sigurt.

Që ishte dita e “gardianit” 30-vjeçar sinjali u dha që në minutën e 13-të, kur goditja me kokë e Bardhit në shtyllën e dytë, iu përplas në trup.

Moçka iu përgjigj në lartësinë e detyrës goditjes nga distanca të Trashit në minutën e 28-të, me pjesën e parë që u mbyll pa gola.

Ashtu siç pritej, Partizani e nisi me dominim edhe fraksionin e dytë, derisa në minutën e 54-t, Belica sulmoi portën pas goditjes së fortë të Telushit, duke e dërguar topin në rrjetë pas reagimit të Moçkës.

Epërsia e të kuqve zgjati pak minuta, pasi në të 58-ën, Bajram Nebihi, i shërbyer nga Ribaj, e detyroi Alban Hoxhën të nxirrte topin nga rrjeta.

Pas minutës së 80-të sfida u ndez me aksione të shpejta nga të dy krahët, siç ishte ai i minutës së 82-të, me Harunin që ftoi në finalizim Xhevahir Sukajn, por shkodrani nuk mundi ta arrinte topin për shtyrë drejt rrjetës. Vetëm pas sekonda më vonë, Moçka i mohoi golin sulmuesit të të kuqve, Brown, ndërsa në minutat shtesë William Cordeiro e kishte të vështirë t’u besonte syve pas asaj ndërhyrjeje të Moçkës.

Drithërima në portën e Flamurtarit edhe në sekondat e fundit, por asgjë nuk ndryshoi, me të dyja skuadrat që ndanë pikët në këtë ndeshje përmbyllëse të javës së 12-të. Partizani mbëtet në krye të klasifikimit me 22 pikë, dy më shumë se Bylisi i vendit të dytë, ndërsa diferenca me Tiranën dhe Kukësin është respektivisht katër dhe pesë pikë.

Nwabueze “kafshon” edhe Kukësin, Laçi nis të “fluturojë lart”

 

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...