Kategoria Superiore

Partizani siguron 19-vjeçarin e Shpresës së Shqipërisë

Partizani mendon për të tashmen dhe të ardhmen. Klubi i kuq, vetëm pak orë para mbylljes së merkatos verore, ka zyrtarizuar firmën me një 19-vjeçar me perspektivë. Bëhet fjalë për Marçelino Prekën që do të jetë pjesë e të kuqve deri në vitin 2026.

Njoftimi i Partizanit:

“Partizani njofton arritjen e transferimit të lojtarit Marçelino Preka. Mbrojtësi i talentuar 19-vjeçar bashkohet me të kuqtë pas eksperiencës pozitive me ekipin e Bylisit. Preka, i cili është njëkohësisht kontigjent i ekipit tonë përfaqësues U-21, do të jetë pjesë e të kuqve për 4 sezonet e ardhshme me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit.”

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency