Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Partizani-Skënderbeu, supersfida që nuk duhet humbur në Supersport!

Gazetar: Glendi Tafaj

Partizani-Skënderbeu ka qënë një sfidë titulli për disa vite më rradhë, për momentin nuk e ka më atë etiketë, por gjtihsesi mbetet një nga duelet më tërheqëse të Kategorisë Superiore. Në rikthimin e futbollit në Shqipëri, kalendari evidenton supersfidën mes demave dhe ujqërve të deborës si një nga të bukurat e raundit të 27-të. Një takim ku në treyezë është Europa League, ky është synimi kryesor.

Demat kanë një mungesë të rëndësishme që është ajo e William Cordeiros i cili është i skualfikuar, ndërkohë që Trashi është plotësisht i gatshëm, teksa Britri mund të mbulojë rolin e mbrojtësit të djathtë. Në spondën tjetër shqetësimi i vetëm është mungesa e të pezulluarit Meksi. Tekniku Daja ka gjasa të spostojë Jashanicën në të djathtë, me Pëllumbin e Pollozhanin në qëndër. Bruno Dita do të vijojë të luajë në pozicionin e tij natyral në mesfushë ndërsa pjesa ofenisive e ka një lider që është Dejvi Bregu, pranë vlonjatit janë Krasniqi e Gripshi.

Në dy sfdat e këtij sezoni skuadrat kanë ndarë ndeshjet, një fitore për të kuqtë 24 tetor, 3-1 dhe një sukses për bardhekuqtë në Korçë më 21 janar 3-2. Nuk do të luhet për titutll, por dueli i orës 20:00 në Selman Stërmasi mes kampionëve në fuqi dhe kampionëve të dekadës së fundit pritet të jetë i pasur me çaste emocionuese.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...