Partizani në krye. Të kuqtë kanë bërë një kthim të jashtëzakonshëm duke marë statusin e pretendentit kryesor në luftën për titull. Për faktin e thjeshtë se klasifikimit thotë se tani janë e vetmja skuadër që nuk kanë nevojë për të parë rezultatet e rivalëve. Më dy fitore në dy ndeshjet e mbetura, përballjen me Vllazninë në kryeqytet dhe pastaj transfertën me Bylisin ata janë kampionë. Edhe nëse Teuta e mbyll me pikë të barabrta me ta, fitorja në Niko Dovana juu ka dhënë të kuqve avantazhin e bilancit në përballjet direkte me dursakët. Një sforco e fundit nga një skuadër që demonstron seriozitetin e trajnerit të saj. Në Durrës ishte gjithcka përvecse e lenhtë.
Një fillim i vështirë nën presionin e madh të sulmeve të një Teute që e nisi vrulshëm, madje edhe me frikën e ndonjë gafe arbitrale si ajo penallti e kthyer mprasht me të drejtë. për të goduitur atëherë kur rivalët nuk e prisnin. Pertej golit që u shënuar edhe për fajin e Frashërit, ishte Partizani skuadra me rastet më të pastra, disa herë Bardhi, Asani e edhe Ferhan Hasani, dolën të vetëm me portierin. Gjithcka nën petrkun e një force fizike që në këtë fund kampionati bën diferencën, ishte kjo bashkë me qetësinë e një skuadre profesioniesësh që solli edhe ndryshimin e fytyrës së ndeshjes, me Teutën që në pjesën e dytë demonstroi edhe lodhjen përballë një Partizani që falë edhe zëvendësimeve kishte më shumë forcë. Tani ju mbeten edhe dy ndeshje për të mbyllur me trofe një kampionat të jashtëzakonshëm. Nëse ja dalin, askush nuk mund të thotë se nuk e merituan.