Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Partizani-Tirana, titulli kampion kalon nga derbi i kryeqytetit

Aromë derbi, aromë titulli! Partizani-Tirana zakonisht mbart mbi vete ngarkesën emocionale, nostalgjinë e një historie të largët dhe të afërt, por derbi i kësaj të enjteje, është nga ata të veçantët, të aftë të mbajnë me frymën pezull falë intrigës që ofron jo për të shkuarën por për të ardhmen, historinë që do të shkruhet.

Ky është një derbi që mund ta shkruajë historinë. Përballja e fundit sezonale, me Partizanin në “pole position” në radhë të parë bashkë me Teutën për titullin, dhe Tiranën që në këtë kthesë të fundit të pistës ndan mendjen nëse ka shanse të luftojë për titullin apo jo.

Klasifikimi? i rëndësishëm për objektivat, por jo për derbin, në gjithë këto vite kaq na e ka mësuar, ashtu si dhe faktin se derbi ndryshon sezone, por ky i kësaj të enjteje në fakt është më tepër bën sezonin, duke amplifikuar dhe atë që e karakterizon, krenarinë , prestigjin e madje dhe rivalitetin.

Tirana kampione në fuqi, këtë sezon nuk ka fituar asnjë derbi ndaj Partizanit, ka barazuar të parin dhe humbur dy të fundit, por me një sukses këtu, rikthehet në korsinë e titullit dhe për kënaqësinë e madhe, ul ndjeshëm kuotat e rivalëve të mëdhenj për ta fituar, ai që është tifoz i Tiranës apo Partizanit, e di që gjithmonë kjo është një kënaqësi më vete.

Në kampin e kuq vijnë me më tepër vetëbesim, por gjithmonë racional, siç dikton karakteri i Ilir Dajës, apo së fundmi edhe ai barazim në Korçë ndaj Skënderbeut, këtë herë duhet ta fitojnë me çdo kusht.

Skuadra cilësore dhe me pikat e tyre të forta dhe të dobëta, e megjithatë kjo nuk është një ndeshje e zakonshme, më shumë se sa me këmbë, luhet me kokë e mbi të gjitha me shpirt, për veten, për tifozët, ata thonë gjithmonë të mundim rivalët e përjetshëm vlen sa një titull, por këtë herë ky derbi ndoshta vlen vërtet, në kuptimin e fjalës titullin, trofeu i madh, kalon nga derbi.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...