Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Partizani vijon përgatitjet, i bashkohen edhe Belica e Cardoso

Ekipi i Partizanit vazhdon me ritme të larta në Antalia fazën përgatitore, për të qenë i gatshëm për një pjesë të dytë sa më të mirë të sezonit 2017-18. E ndodhur në Turqi që prej ditës së hënë, skuadra kryeqytetase ka intensifikuar përgatitjet dhe nën drejtimin e trajnerit Sulejman Starova dhe i është nënshtruar një programi stërvitor tepër të ngjeshur.

Gjithçka po shkon sipas programit të përcaktuar dhe grupi po stërvitet me ngarkesa të larta fizike, me nga dy seanca në ditë, paradite dhe pasdite. Me “të kuqtë” ditën e enjte janë afruar gjithashtu edhe 2 lojtarë të tjerë, të cilët do t’i bashkohen pjesës tjetër të skuadrës, për të kompletuar fazën fazën përgatitore të kësaj periudhe.

Bëhet fjalë për brazilianin Lucas Ferreira Cardoso që është aktivizuar për 2 sezone në kampionatin maqedonas me ekipin e Pelisterit. 23-vjeçari mund të luajë si në krahun e majtë ashtë edhe në atë të djathtë, por mund të mbulojë shumë mirë edhe detyrën e qendërsulmuesit.

Futbollisti tjetër është Egzon Belica, 27-vjeçari nga Struga që dikur ka luajtur edhe për Shkëndijën e Tetovës. Belica është aktivizuar për 56 ndeshje në kampionatin finlandez, ku ka zhvilluar dy sezone me Inter Turkun, sidoqoftë në fillim të vitit të kaluar është aktivizuar gjithashtu edhe në kampionatin leton me skuadrën e Rigës.

Egzon Belica mbulon shumë mirë pozicionet e qendrës në repartin e tërhequr, por ka luajtur shpeshherë edhe si mbrojtës i djathtë. Në Antalia është afruar gjithashtu edhe senegalezi Ameth Fall, që do të vëzhgohet me kujdes nga stafi teknik, gjatë gjithë fazës përgatitore.

Ditën e premte ekipi i Partizanit do të zhvillojë një takim miqësor me klubin nga Stambolli, Kasimpasa, që pas fazës së parë pozicionohet në gjysmën e dytë të kampionatit turk, ndeshje që do të luhet në orën 13:30 me orën shqiptare.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...