Connect with us

Hi, what are you looking for?

Gossip

Partneret e futbollistëve të Juves, shkëlqejnë në festën e titullit (Foto)

Futbollistët e Juventusit festuan mbrëmjen e djeshme titullin e tetë kampion radhazi në Itali, në një ceremoni spektakolare të organizuar në stadiumin “Allianz Stadium” të Torinos, menjëherë pas përfundimit të ndeshjes me Atalantën.

Të pranishëm ishin shumë ish futbollistë të bardhezinjve, që bashkë me futbollistët, tifozët dhe drejtuesit, festuan deri në orët e vona të mbrëmjes, ndërsa pas daljes nga stadiumi, u bë edhe parada e zakonshme në rrugët e qytetit.

Megjithatë vëmendjen e tërhoqën edhe “Wag”-sat, apo partneret e futbollistëve bardhezinj, të cilat tërhoqën vëmendjen me prezencën e tyre në stadium. Georgina Rodriguez, Michela Persico, Oriana Sabatini, Miriam Sette, ishin disa prej emrave që zbukuruan “Allianz Stadium”-in mbrëmjen e djeshme.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...