Candy-rae Fleur, e fejuara e mbrojtësit të Ajaxit, Daley Blind, ka shpërndarë për fansat e saj një sugjerim për “harkëtarët”.
“Besoj se kam gjetur maskotën e re për sezonin e ardhshëm të Ajaxit,” – shkruan balerina profesioniste dhe modelja holandeze në Instagram. Në foto shfaqet zonja Blind që përqafon një njeri të veshur sikur të ishte prezervativ. Ky postim është bërë viral në rrjet.